Si fëmijë, u rrita në një shtëpi plot dashuri. Të gjitha nevojat e mia u plotësuan nga prindërit e mi. Varesha plotësisht nga ata për gjithçka. Kur nëna ime u sëmur dhe kishte nevojë për operacion, u frikësova për jetën e saj. Nëse ajo do të vdiste, si do të mbijetoja unë? Si një djalë nëntë vjeçar, siguria ime ishte në rrezik.
Para operacionit, nëna ime më tha diçka për jetën: njerëzit, lodrat, shtëpitë, punët dhe paratë janë vetëm të përkohshme. Meqë ato nuk do të zgjasin përgjithmonë, nuk mund të mbështetesha tek ato për të qenë i sigurt dhe i mbrojtur në jetë. Shpresa ime ishte vetëm një marrëdhënie personale me Zotin që më krijoi
Një ditë, ajo ftoi një pastor të fliste me mua për gjërat e përjetshme. Ai më tregoi se si Zoti më njihte mua, frikërat e mia dhe vështirësitë e mia në jetë. Dashuria e Zotit për mua ishte aq e madhe sa Ai donte të ishte miku im, të kishte një marrëdhënie personale me mua. Ndryshe nga nëna ime që një ditë do të vdiste, Ai nuk do të më linte kurrë.
Duke pasur nevojë për sigurinë e pranisë së Tij, unë doja ta njihja Atë personalisht, jo vetëm të dija për Të. Për të pasur një marrëdhënie personale me Zotin, unë besova se Biri i Tij, Jezusi, lindi nga një virgjëreshë, jetoi pa mëkat, vdiq duke mbajtur mëkatin tim, dhe u ringjall tre ditë më vonë.
Kur fillova të ndjek Jezusin, jeta ime ndryshoi. Nuk kisha më frikë nga vdekja, as nga mungesa e kujdesit të prindërve të mi. Gjithçka e përkohshme në këtë botë do të më lërë, por Jezusi jo. Ai më jep shpresë, besim, paqe dhe sigurinë se marrëdhënia ime me Të është e përjetshme. Unë jam gjithmonë me Të, dhe Ai është gjithmonë me mua.