Unë nuk u rrita në një familje shumë fetare. Kur isha e vogël, gjyshja ime ishte ajo që më inkurajonte të mendoja për Zotin dhe të kaloja kohë duke mësuar për Të. Teksa u rrita, e kuptova se diçka mungonte në zemrën time—sado gjëra që provoja në këtë botë, asgjë nuk mund të më mbushte plotësisht.
Kur e njoha Jezusin më personalisht, ndjeva një paqe që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë. E kuptova se Zoti është në kontroll të jetës sime dhe se Ai ka një plan për mua, pavarësisht vështirësive që mund të përballem.Ky besim më ka dhënë forcë për të kaluar kohë të vështira me shpresë, dhe një gëzim më të madh se sa mund ta përshkruaj.
Sot, dëshira ime më e madhe është t’i rris fëmijët e mi duke e njohur Zotin, që edhe ato ta kenë marrëdhënien e tyre personale me Të. Nuk mund ta imagjinoj jetën e përjetshme me Zotin pa i pasur edhe ato aty. Kjo është arsyeja pse unë lutem që ato gjithashtu ta njohin Jezusin, i cili solli falje dhe paqe në jetën time.