dëshmi

Dëshmia ime

U rrita në një familje ku besimi në Zot dhe jeta morale ishin shumë të rëndësishme. Prindërit e mi ishin aktivë në edukimin tonë për Zotin, dhe unë merrja pjesë rregullisht në kohë adhurimi dhe mësimi. Si fëmijë, mbaj mend një grup studimi ku për herë të parë kuptova se disa nga fëmijët e tjerë kishin marrë një vendim personal për ta ndjekur Zotin në një mënyrë më të thellë. Edhe unë e dëshiroja këtë.

Me një besim të thjeshtë fëmijëror, i thashë Zotit se doja të largohesha nga veprimet e mia të gabuara dhe të ndiqja rrugën që Ai donte për mua. Besova mesazhin që kisha mësuar—se Jezusi, erdhi nga Zoti, jetoi një jetë të pastër, vdiq për mëkatet e mia, dhe se Zoti e ringjalli prej së vdekurish.

Kur isha adoleshent, fillova të kuptoja se ndjekja e Zotit nuk kishte të bënte vetëm me rregulla apo tradita—por me një marrëdhënie personale me Të. Mësova të flisja me Të përmes lutjeve dhe të dëgjoja udhëheqjen e Tij në jetën time.

Edhe gjatë kohërave të vështira, siç ishte vdekja e prindërve të mi, përjetova paqe dhe shpresë. Kam mësuar se feja e jashtme vetëm mund ta lërë një person bosh, por ta njohësh Zotin personalisht përmes Jezusit,i ka dhënë jetës sime kuptim, drejtim dhe shpresë të vërtetë për të ardhmen.

Leave a Reply