UngjilliStory

Ungjilli

Tregimi i Krijimit

Zoti Krijoi gjithçka. Ai krijoi gjithçka që shohim e që nuk shohim. Ai foli dhe dielli, hëna, yjet, toka, deti, zogjtë, peshqit dhe kafshët e tokës u krijuan, e pastaj tha “është e mirë.” Ai pastaj krijoi burrin dhe gruan sipas imazhit të Tij dhe tha “kjo është shumë mirë.” Zoti kishte bashkësi me njeriun. Ata ishin si një familje.


Rënia

Një ditë, burri e gruaja (Adami dhe Eva), u mashtruan nga Satani (Djalli) dhe hëngrën frutin që Zoti u kishte thënë të mos e hanin. Ky frut do t’u jepte diturinë ose njohjen e së mirës dhe së keqes, dhe Zoti u kishte thënë që nëse e hajnë do të vdesin. Kur u rebeluan, ata i besuan vetës më shumë se Zotit. Kjo prishi marrëdhënien e tyre me Perëndinë dhe ata u ndanë nga Ai.


Mëkati

Ky mëkati i parë në kopësht që na ndau neve nga Zoti kaloi brez pas brezi nga Adami e gjithë njerëzimi sot lind në mëkat. As edhe veprat e mira si të Nënë Terezës nuk e fshijnë mëkatin. Vetëm Zoti mund të falë mëkate.

Mëkat është edhe kur nuk i bindemi Perëndisë, me dashje apo pa dashje. Pra tek vazhdojmë të mëkatojme, ndahemi edhe më shumë nga Zoti.


Zoti Është i Përsosur

Zoti është i përsosur. Prandaj ai është gjyqtari i përsosur. Ai nuk pranon bakshish dhe nuk e do njërin më shumë se tjetrin. Prandaj Ai duhet të ndëshkojë çdo mëkat, dhe paga e mëkatit është vdekja. Kjo na çon në ferr dhe na ndan edhe më shumë nga Perëndia.

Zoti është poashtu i përsosur në dashuri dhe hir, Ai do të rregullojë marrëdhënien mes njeriut dhe Atij në mënyrë që të shkojmë në parajsë me Të. Ky rregullim ndodh përmes një shpëtimtari, i cili ishte dhe është në gjendje të japë jetë e Tij për ne.


Sacrifice e Abrahamit

Një dite, Perëndia e testoi Abrahamin dhe i tha të sakrifikonte birin e tij në mal. Per shkak që Abrahami iu bind Zotit, një Engjull i Zotit e ndaloi dhe nuk e lejoi të sakrifikonte birin e tij. Në vend të tij, Perëndia dërgoi një dash. Zoti i tha që si shkak i besimit të madh dhe bindjes së tij, Abrahami do të ishte bekim për të gjithë popujt me anë të pasardhësve të tij.


Pse një Sakrificë

Për këtë arsye, në Kurban Bajram, sakrifikohet një dash. Që të kujtohen veprat plot besim të Abrahamit atë ditë. Por pse duhet të sakrifikonin? Sepse falja e mëkateve nuk paguhet me euro e dollarë, por me gjak. Jo çfarëdo lloj gjaku, por me gjakun e një sakrifice të përsosur. Një qingj të pa njollë. Ose në rastin e një shpëtimtari, dikush pa asnjë mëkat që do të shërbente si zëvendësim për pagën e mëkateve tona, njësoj si dashi që e zëvendësoi birin e Abrahamit.


Sacrifice e Jezusit

Edhe Bibla edhe Kurani thonë që Jezusi lindi nga një e virgjër. Përse ka rëndësi kjo? Pasi Jezusi lindi nga një e virgjër, ai nuk lindi në mëkat i Adamit si të tjerët.

Dhe pasiqë jetoi një jetë pa mëkat, gjaku i Tij është gjaku i sakrificës së përsosur qe paguan për mëkatet.

Përmjet sakrificës së vullnetshme të Jezusit, gjaku i Tij pagoi për mëkatet e gjithë botës dhe kështu rregulloi marrëdhënien tonë me Perëndinë. Nga kjo, ne kemi jetën e përjetshme, duhet vetëm ta pranojmë.


Dhurata Falas

Zoti ofron dhuratën e pajtimit me Të falas. Duhet vetëm të besojmë. Jepet falas që askush të mos fryhet apo mburret.

Besimi në Mesinë është vendim individual. Askush nuk vendos dot për neve. Si thotë edhe tradita “Secili qengj varet nga këmbët e veta.”

Për të marrë ketë dhuratë, Bibla thotë, “sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tëne se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh.” ( Romakëve 10:9)


Besimi

Si me Abrahamin, besimi i vërtetë është gjëja kryesor ne marrëdhënien tonë me Perëndinë. Besimi që Perëndia kërkon, nuk vjen nga një traditë e fesë, por besim që vjen nga zemra.

Kur besojmë me gjithë zemër, Perëndia na jep Frymën e Shenjtë si kapar, dhe jo vetëm që marrim jetën e përjetshme në qiell, por edhe në tokë do të ndryshojmë. Person i ri tani, me paqe, si rrezultat i marrëdhënies sonë me Perëndinë.


Leave a Reply